Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Kategoria e Dytë "shkel gazin" për javën e 20-të, në fushë zbresin 10 ekipet e grupit A

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Dytë "shkel gazin" për javën e 20-të,
Kategoria e Dytë

Kategoria e dytë rikthehet me sfidat e javës së 20-të, pas shkëputjes për shkak të ndeshjeve kombëtare. Sikundër Abissnet Superiore dhe e Para, edhe në këtë kategori do të luhen 5 sfidat e grupit A. 

Besëlidhja kryesuese do të luajë në transfertë përballë Adriatiku 2012, ndërsa Sopoti ndjekës do të sfidojë po jashtë Veleçikun. Në duelet e tjera, Basania sfidon Erzenin, ndërsa Gramshi luan përballë Naftëtarit. Po ashtu, edhe Shiroka do të presë në shtëpi Tërbunin.

Të gjitha këto ndeshje do të luhen në orën 14:00.

 

NDESHJET:

Veleçiku - Sopoti

Basania - Erzeni

Naftëtari - Gramshi

Shiroka (Albanët) - Tërbuni

Adriatiku 2012 - Besëlidhja

Poll

Lexo gjithashtu