Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Kategoria e Dytë/ Fjalën e marrin skuadrat e grupit A, nga përplasja direkte Besëlidhja-Shiroka te dueli "i zjarrtë" për mbijetesën

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Dytë/ Fjalën e marrin skuadrat e grupit A, nga
Kategoria e Dytë

Sot do të luhen ndeshjet e grupit A të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 21-të. 5 sfida që do të startojnë në orën 14:00, mes të cilave spikat përplasja mes dy skuadrave të tre vendeve të para në klasifikim, Besëlidhja dhe Shiroka.

Kryesuesit e renditjes presin Albanët pas një fitoreje të thellë të arritur në transfertë ndaj Adriatikut në shifrat 9-1. Vendasit vijnë në formën e tyre më të mirë dhe të qetë pasi distanca me ndjekësit më të afërt, Sopotin ka shkuar në 6 pikë. Këta të fundit shkojnë në transfertë ku do të luajnë me Erzenin. 

Në sfidat e tjera, Tërbuni do të luajë në shtëpi me Naftëtarin, teksa spikat dhe dueli i fortë për mbijetesën mes Gramshit dhe Basania. Po ashtu, edhe Veleçiiku luan në transfertë ndaj Luzi i Vogël.

 

NDESHJET:

Besëlidhja - Shiroka

Tërbuni - Naftëtari

Erzeni - Sopoti

Luz i Vogël - Veleçiku

Gramshi - Basania 

Poll

Lexo gjithashtu