Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

KATEGORIA E DYTË/ 5 sfidat e grupit A, njihuni me duelet e ditës së sotme për javën e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E DYTË/ 5 sfidat e grupit A, njihuni me duelet e ditës
Kategoria e Dyte

Sot do të luhen ndeshjet e grupit A të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 22-të, e fundit për këtë edicion. Me Besëlidhjen që siguroi dhe matematikisht ngjitjen në të Parën, i vetmi verdikt i cili do të "luhet" sot është për vendin e fundit të play-offit. 

Kështu, Tërbuni, së bashku me Naftëtarin dhe Luzin do të masin forcat për të "kyçur" vendin e pestë që të çon drejt mundësisë për të prekur fazën që mund t'i garantojë një hap të madh drejt Kategorisë së Parë. 

Në anën tjetër, Sopoti i vendit të dytë do të presë në shtëpi Gramshin. Skuadra nga Librazhdi do përpiqet të shtojë akoma dhe më shumë distancën me Shirokën. 

Të gjitha ndeshjet e programuar ditën e sotme do të luhen në orën 14:00.

NDESHJET:

Veleçiku - Erzeni

Sopoti - Gramshi

Basania - Tërbuni 

Naftëtari - Besëlidhja

Adriatiku - Luz i Vogël

 

 

Poll

Lexo gjithashtu