Kanë përfunduar 8 ndeshjet e Grupit A dhe B në Kategorinë e Dytë. Skuadra e Sopotit e ka marrë seriozisht këtë edicion ngjitjen në Kategorinë e Parë, teksa shembulli më i qartë erdhi ditën e sotme në fitoren e thellë 3 – 0 kundër Naftëtarit.
Skuadra librazhdiote mban pozicionin e 3-të në tabelë. Gramshi mori fitore të rëndësishme 2 – 1 përballë Adriatik 2012. Mes Basania dhe Veleçikut nuk pati fitues, 2 – 2.
Oriku tregoi se është pretendent në grupin e tij, duke triumfuar 4 – 0 kundrejt Shkumbinit. Bylis B nuk njeh hap fals, 2 – 0 me Delvinën dhe pozicionohet në “vallet për kreun.
Butrinti edhe pse me karton të kuq mori 3 pikët kundër Maliqit me golin e Kolonjas. Devolli nuk gaboi në transfertën e Këlcyrës, duke iu larguar përkohësisht “zonës së ftohtë”. Takimi më i “luftuar”, ndonëse pa fitues, rezultoi Eagle Football – Tomori, 2 – 2.
KATEGORIA E DYTË
Sopoti – Naftëtari 3 – 0 (Nayara 17’, Jugu 41’, Troksi 51')
Gramshi – Adriatiku 2012 2 – 1 (Shuli 24’, Lamçe 90'/Hasani 45’)
Basani – Veleçiku 2 - 2 (Hoxhaj 24', Gjini 40'/Shekaj 53', 63')
Oriku – Shkumbini 4 – 0 (Shkreli 12’ 52', Dalanaj 28’, 31’)
Bylis B – Delvina 2 – 0 (Sulovari 28’, Animasahun 89')
Butrinti – Maliqi 1 – 0 (Kolonja 5’)
Këlcyra – Devolli 0 – 1 (Pere 24’)
Eagle Football – Tomori 2 – 2 (Totollari 41’, Hyzollari 62'/Donou 33’, Arbri 57')
