Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

INTERVISTË/ Fituan thellë ndaj Maliqit, Benito Culli "mesazh" Kategorisë së Dytë: Luftëtari rival vetëm veten, ngjisim Gjirokastrën aty ku e meriton!

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTË/ Fituan thellë ndaj Maliqit, Benito Culli
Benito Culli

Benito Culli ka folur ekskluzivisht për Newsport rreth situatës në kampin gjirokastrit pas fitores së fundjavës në Kategorinë e Dytë.

Luftëtari mposhti Maliqin në shtëpi me shifra të thella dhe kryeson i vetëm renditjen. Futbollisti bluzi flet për suksesin që po përjetohet në skuadër pas punës së palodhur për të ngjitur klubin nga Gjirokastra aty ku e meriton.

24 vjeçari i lindur në Sarandë thekson se prurja e re në sulm është efikase dhe se objektivi i vetëm është Kategoria e Parë. Sipas Benitos, Luftëtari nuk njeh rival dhe ka si pengesë vetëm vetveten.

-Arritët një fitore me shifra tenistike ndaj Maliqit. A tregoj më në fund Luftëtari fytyrën e vërtetë?

Fitorja ndaj Maliqit tregoi nje forcë të vërtetë të ekipit dhe kjo falë punës që bëhet çdo ditë nga stafi dhe lojtarët.

-Jeni në vend të parë në renditje, a mendoni se mund ta mbyllni deri ne fund te sezonit në atë pozicion?

Ne jemi në vendin e parë dhe besoj se deri ne fund do të vazhdojmë në këtë pozitë pasi të siguron ngjitjen direkt ne Kategorinë e Parë.

-Orikumi fitoi ndaj Turbinës dhe ju ndjek hap pas hapi. A mendoni se është kundërshtar i denj? Kujt i trembet Luftëtari prej rivalëve? 

Nuk dua të flas per ekipet kundërshtare sepse sipas meje ne kemi rival vetëm veten tonë dhe i marrim ndeshjet një nga një, si finale!

-Cilat janë objektivat e Benitos? A ka një plan në Gjirokastër që ekipi të rikthehet në Superiore si dikur?

Objektivat e mia personale lidhen gjithashtu dhe me ekipin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ngjitja në një kategori më lartë na bën mië mire të dy palëve. Sepse vetëm kështu mund të ecet përpara.

-Kush është sipas jush lojtari më i mirë për momentin tek bluzinjtë? Komenti për tifozerinë vendase?

Mendoj se lojtari i sapoardhur po tregon që është i mirë. E kam fjalën për sulmuesin Dome, megjithatë të shohim.

Sa per tifozerinë kam vetëm fjalë nga më të mirat dhe falenderime sepse na qëndrojnë gjithmonë afër. Mbështetja është shumë e madhe dhe shpresoj që edhe ne t’jua shpërblejmë duke e çuar ekipin aty ku e meriton! /SERGEI LITO/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga