Besëlidhja ndjen presionin në krye të klasifikimit, pasi dy skuadrat ndjekëse si Sopoti dhe Shiroka fituan ndeshjet respektive në fundjavën e fundit.
Lezhjanët nuk zbritën në fushë pasi në kalendarin e ndeshjeve ishin pushim, ndërsa diferencat e vendit të parë me të tretin janë ngushtuar ndjeshëm, duke shkuar në 4 pikë.
Në anën tjetër, Veleçiku spikati me goleadë në ndeshjen me Basaninë duke fituar me rezultatin e thellë 6-1. Një shuplakë e rëndë, e cila frenon skuadrën nga Bushati në përpjekjet për të mbijetuar. Për Veleçikasit, ky sukses u jep "frymëmarrje", duke besuar në një pozicionim më të mirë në tabelë, pasi kjo skuadër e sheh vendin e pestë vetëm tre pikë larg.
Besëlidhja luan ndeshjen e radhës këtë fundjavë për të marrë të tjera pikë që do t'i largonte ndjekësit nga "kërcënimi" për titullin", teksa favorizohet dhe nga ndeshja e prapambetur.
