Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

EKSKLUZIVE/ Besëlidhja rikthehet në skenën e futbollit shqiptar, lezhjanët firmosin me 5 lojtarë të njohur

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Besëlidhja rikthehet në skenën e futbollit shqiptar,
Besëlidhja

Besëlidhja pritet të rikthehet në skenën e madhe të futbollit në Shqipëri. Ekipi i themeluar në Lezhë i cili militon në Kategorinë e Dytë, ka investuar në merkato. 

Sicc mëson “Newsport”, ditën e sotme 5 lojtarë të njohur të futbollit shqiptar kanë firmosur me ekipin e Besëlidhjes. Bëhet fjalë për Kadri Birja, Abaz Karakaçi, Arsid Kruja, Spartak Ajazi dhe Dritmir Beci të cilët janë bërë pjesë e ekipit lezhjan.

Kadri Birja vjen te Besëlidhja pasi mbylli aventurën me Naftëtarin, Abaz Karakacci u largua nga Liria, Arsid Kruja gjithashtu një emër i njohur në Superiore ka firmosur me Besëlidhjen.

Spartak Ajazi është larguar nga Kastrioti për t’u bashkuar me lezhjanët dhe Dritmir Beci që përfundon aventurën me Vllazninë për t’u transferuar tek Besëlidhja.

Poll

Lexo gjithashtu