Kategoria e Dyte
Kategoria e Dytë do të luajë në fundjavë ndeshjet e radhës në kampionat. Ekipet do të sfidohen mes tyre në kuadër të javës së 12-të të kampionatit, teksa ndeshjet do të luhen të ndara në 2 ditë.
Të shtunën në fushë do të zbresin skuadrat e grupit A. Mes tyre do të sfidohen Erzeni – Tërbuni, Sopoti – Besëlidhja, Naftëtari – Luzi, Gramshi – Veleçiku dhe Shiroka – Adriatiku. Të gjitha këto përballje do të startojnë në orën 13:00.
Ndërkohë ditën e dielë do të luhen sfidat e grupi B, ku përballen Delvina – Maliqi, Bylis B – Këlcyra, Oriku – Eagle Football, Partizani B – Tomori dhe Shkumbini – Devolli. Edhe këto sfida si ato të grupit B do të luhen në orën 13:00.
Grupi A
Grupi B
Galeria fotografike ()
Poll
