Kategoria e Dytë do të luajë disa nga ndeshjet e javës së 5-të të kampionatit. Ditën e sotme në fushë do të zbresin ekipet e grupit A dhe 2 skuadra të grupit B.
12 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave dhe do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren. Të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtin orar, 14:00.
Kështu Naftëtari pret në shtëpi Veleçikun, Akbanët luajnë në transfertë ndaj Basaanias, ndërsa Sopoti do të duelojë me Adriatikun. Duele të tjera do të jenë edhe Erzeni – Luzi dhe Tërbuni – Besëlidhja. Në këtë grup pushim këtë javë do të jetë Gramshi.
Ndërkohë nga grupi B do të përballen Bylis B – Devolli.
NDESHJET:
Grupi A:
Naftëtari – Veleçiku
Basania – Albanët
Sopoti – Adriatiku
Erzeni – Luzi
Tërbuni – Besëlidhja
Grupi B:
Bylis B – Devolli
