Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Zgjat vetëm 1 vit aventura e tij te Burreli, klubi njofton largimin e ish-it të Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Zgjat vetëm 1 vit aventura e tij te Burreli, klubi njofton
Fabio Pjetraj

Fabio Pjetraj nuk do të jetë më futbollist i Burrelit. Palët kanë ndarë rrugët mes tyre dhe në këtë mënyrë del lojtari i lirë.

Klubi e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, me matjanët që alenderojnë 21-vjeçarin për kontributin e dhënë. Aventura e lezhjanit në Burrel zgjati vetëm 1 sezon, ku luajti në 23 ndeshje.

“Faleminderit, Fabio Pjetraj!

Pas një sezoni të kaluar me fanellën tonë, Fabio Pjetraj mbyll kapitullin e tij me Burrelin. Një djalosh i ri, i përkushtuar dhe profesionist në çdo stërvitje e ndeshje, që dha gjithmonë maksimumin për ngjyrat verdhë e blu.

Të urojmë suksese në çdo hap të rrugëtimit tënd futbollistik. Dyert e Burrelit do të jenë gjithmonë të hapura për ty!

Faleminderit për gjithçka, Fabio!”, shkruhet në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF BURRELI ???????? (@mbreteroret)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga