
Oni Patushi
Pogradeci ka përforcuar ekipin me transferimin e dytë brenda ditës së sotme. Bëhet fjalë për Oni Patushin, i cili është afrimi më i ri i liqenorëve në këtë merkato verore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pogradeci nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet mesfushori 19-vjeçar. Oni Patushi bënte pjesë më parë në akademinë e Tiranës.
“MIRË SE ERDHE ! ONI PATUSHI, 19 vjeç, mesfushor krahu, është afrimi më i ri në ekipin e liqenorëve
Suksese në vazhdim”, shkruan Pogradeci në rrjetet sociale.
Poll