Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

U ngjitën në Kategorinë e Parë, Sopoti marrëveshje me ekipin e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
U ngjitën në Kategorinë e Parë, Sopoti marrëveshje me
Superiore dhe Kategoria e Parë

Sopoti ka zyrtarizuar një marrëveshje bashkëpunimi me Elbasanin, një lëvizje që synon të forcojë ekipin për sfidat e ardhshme në Kategorinë e Parë.

Pas një takimi të zhvilluar mes drejtuesve të dy klubeve, palët kanë arritur dakordësi për huazimin e disa lojtarëve nga ekipi i Elbasanit drejt ekipit të Sopotit. Ky partneritet jo vetëm që krijon një urë komunikimi mes dy qyteteve fqinje, por u siguron lojtarëve të elbasanit minutazhin e nevojshëm dhe hapësirat për t'u aktivizuar në ekipin e parë, mundësi që aktualisht i kishin të kufizuara.

Kjo marrëveshje shihet si një hap strategjik për të ndërtuar një skuadër më kompetitive për sezonin e ri në Kategorinë e Parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Sopoti (@kfsopoti1948)

Poll

Lexo gjithashtu