
Laçi e mbylli sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, duke rënë nga Superiorja në Kategorinë e Parë. Largimet që priteshin po ndodhin, ndërsa i radhës është Indrit Prodani.
Titullari i bardhezinjve, mbyll kështu aventurën me kurbinasit pas 1 viti e gjysmë. Prodani u bashkua me Laçin në janar të vitit 2024, kur u largua nga Dinamo për skuadrën nga Kurbini.
Në sezonin që lamë pas, 27-vjeçari zhvilloi një sezon mjaft pozitiv. Mbrojtësi i majtë, ka shënuar 1 gol dhe asistuar në 6 të tjerë. Ndërkohë që lajmin për largimin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në rrjetet sociale.
Njoftimi i Prodanit:
Nga sot nuk jam më pjesë e KF Laçit. Dua të falënderoj presidentin Pashk Laska dhe trajnerin Moriero për besimin. Dua të falënderoj çunat dhe tifozët e Laçit që ishin kaq të mirë por fati nuk ishte me ne. I uroj Laçit sa më shumë sukses.
