
Skënderbeu
Kristian Rroku është futbollisti më i ri i KF Trepça. Portieri 22-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Skënderbeun, për të nisur një të re me ekipin e Ligës së Parë në Kosovë.
“KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin 22-vjeçar nga Shqipëria, Kristian Rroku, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së KF Skënderbeu nga Korça”, shkruan ndër të tjera klubi nga Mitrovica.
Rroku është një portier me karrierë interesant. Ai ka luajtur për akademitë e AEK Athinë, Olympiacos, por edhe me skuadra si Ionikos Nikeas, Rodos, Flamurtari, Turbina, Tomori dhe Kukësi.
View this post on Instagram
Poll