
Mesfushori me prirje ofensive Andri Stafa ka njoftuar ditën e sotme në rrjetet social se nuk do të jetë më pjesë e klubit të Besës. “Nga sot nuk jam pjese e ekipit te Besës, falenderoj presidentin stafin dhe tifozët per këtë sezon”. Ai erdhi si transferimi me parametra zero te kavajasit, por vetëm pas një sezoni nuk ishte në gjendje të linte gjurmë.
Nëse i referohemi statistikave të Stafa-s, rezulton se në 33 ndeshje mes Kategorisë së Parë dhe Kupës, nuk ishte në gjendje të gjente në asnjë rast rrugën e rrjetës. 23-vjeçari në ciklin 2023-2024 ishte pjesë e Llapit në Kosovë.
Tashmë pritet me interes se kush do të jetë destinacioni i radhës për Andrin. Kartoni i tij vlen 150 mijë eruro sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt”, shumë jo e vogël marrë në konsideratë moshën. Lojtari në fjalë ka dalë nga akademia e Tiranës.