 
Laçi nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Stefano Senigagliesi. Në krye të kurbinasve tashmë do të jetë Naci Sensoy.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra kurbinase nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sensoy siç dihet është një emër i njohur për Superiores, pasi në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Kukësi apo Bylis.
“KF Laçi ka kënqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me trajnerin Naci Şensoy, i cili do të marrë nga sot drejtimin e ekipit bardhezi. 67-vjeçari i bashkohet Laçit pas eksperiencave të mëparshme si trajner i Vihrenit, Bylisit, Kukësit, FK Manisa, FC Liria dhe të tjera.
Stafi i KF Laçit i uron mirëseardhjen dhe shumë suksese në pankinën tonë trajnerit Şensoy!”, thuhet në njoftim. Siç dihet bardhezinjtë janë në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 17 pikë pas 9 javësh, teksa synimi kryesorë i tyre është rikthimi në Superiore.
View this post on Instagram
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       