Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Nga mbrojtja te sulmi, Korabi “blindon” ekipin, gati për misionin “Superiore”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga mbrojtja te sulmi, Korabi “blindon” ekipin, gati
Korabi

Skuadra e Korabit i ka pritshmërit në “pidestal” për sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Objektivi i tyre madhor për edicionin 2025-2026 përkon me ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, Superiore. Para pak minutash, Korabi ka konfirmuar marrëveshjen me dy lojtarë të rëndësishëm.

Fjala është për mbrojtësin Ergi Goga dhe sulmuesin Envi Bocka. “Ergi Goga zyrtarisht pjesë e KF Korabit! Klubi i Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Ergi Goga. Mbrojtësi ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, që e lidh me KF Korabin.

I urojmë suksese lojtarit dhe klubit! Envi Bocka zyrtarisht pjesë e KF Korabit! Klubi i Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Envi Bocka. Sulmuesi ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, që e lidh me KF Korabin. I urojmë suksese lojtarit dhe klubit!”, ka shkruar ekipi nga Peshkopia.    

ZYRTARE/ Nga mbrojtja te sulmi, Korabi “blindon” ekipin, gati
Ergi Goga
ZYRTARE/ Nga mbrojtja te sulmi, Korabi “blindon” ekipin, gati
Envi Bocka

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga