
Skuadar e Ilirisë po tregon në këtë fazë përgatitore se do të jetë një "kockë e fortë" për t'u kthyer në elitë e futbollit shqiptar. Ndeshja me Tiranën ishte një test i qartë se ata kanë krijuar një grup kompakt me blerje te “goditura”. Të radhës janë Meridjan Sejdiu (mbrojtës), Benedict Asema (mesfushor) dhe Austin Sundey (sulmues).
Ky njoftim është bërë nga klubi ditën e sotme në rrjetet sociale: “KF Iliria forcohet me 3 afrime të rëndësishme! Meridijan Sejdiu – 22 vjeç, mbrojtës i majtë me përvojë në futbollin kosovar. Vjen nga ekipet Prishtina e Re dhe FC Prishtina, dhe ka firmosur me klubin tonë për 2 sezone. Një lojtar me karakter, teknikë dhe qartësi taktike në krahun e majtë të mbrojtjes.
Austin Sunday – 19 vjeç, sulmues i djathtë me shpejtësi dhe shpërthim. Vjen nga Nigeria dhe ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Ilirinë. Një talent i ri që premton shumë në fazën ofensive. Benedict Asema – 20 vjeç, mesfushor qendre me vizion dhe qëndrueshmëri.
Gjithashtu nga Nigeria, Asema ka firmosur për 4 vite, duke sjellë stabilitet dhe balancë në mesfushën tonë. Të tre lojtarët i bashkohen projektit tonë për sezonin e ri, me objektiva të qarta dhe ambicie të lartë. Mirë se vini në familjen KF Iliria!”.