Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Lushnja pa “frena”, prezantojnë ish-in e Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Lushnja pa “frena”, prezantojnë ish-in e
Ersi Zaganjori

Lushnja ka arritur të bëjë afrimin e radhës në këtë merkato. Lushnjarët kanë transferuar Ersi Zaganjori.

Palët mes tyre kanë firmosur një kontratë 1-vjeçare dhe me opsion rinovimi edhe 1 sezon tjetër. Lajmin e ka zyrtarizuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i urojnë edhe suksese me fanellën e tyre.

“ZYRTARE

KF Lushnja ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit të talentuar Ersi Zaganjori, i cili ka firmosur kontratë me klubin për sezonin 2025/26, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër (1+1).

Zaganjori vjen pas një sezoni ku ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe Ferronikelit, duke spikatur me paraqitje të pjekura dhe rritje të vazhdueshme në fushën e lojës.

Me vizionin, teknikën dhe përkushtimin e tij, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën verdhejeshile në sezonin e ardhshëm.

Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e KF Lushnja!

Mirësevjen, Ersi! “, ka shkruar klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by K.F. Lushnja1930 official (@k.f.lushnja1930official)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga