Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Lideri i mesfushës lë Laçin në “baltë” para sezonit të ri, largohet nga ekipi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Lideri i mesfushës lë Laçin në
Laci

Tashmë gjithçka është e konfirmuar, mesfushori pogradecar Isi Manellari nuk është më lojtar i klubit të Laçit. Njoftimi ka ardhur nga vetë “regjisori”, përmes rrjeteve sociale. 27-vjeçari tani do të jetë në pozitën e “gjahtarit”, me qëllim për të gjetur “strehë” të re për edicionin 2025-2026.

Manellari ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te kurbinasit. Ja njoftimi i mesfushorit Iisi Manellari: “Mbas 3 vitesh, rrugëtimi im te KF Laçi ka përfunduar.

Doja të falenderoja presidentin Pashk Laska për mundësinë që më ka dhënë, drejtuesit e KF Laçi, trajnerët që kam punuar, lojtarët që kanë qenë me mua gjatë këtij rrugëtimi dhe tifozët e Laçit për mbështetjen e tyre! Para Laçi”.

Poll

Lexo gjithashtu