
Festim Alidema
Pogradeci është skuadra më aktive në këtë merkato në Kategorinë e Parë. Liqenorët po bëjnë afrime mjaft cilësore, me drejtuesit që po plotësojnë organikën e Ard Memës.
Përveç largimeve dhe afrimeve, drejtuesit po punojnë shumë të mbajnë në ekip lotart kryesorë. Kështu Festim Alidema do të vazhdojë të jetë pjesë e Pogradecit deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Sulmuesi ka arritur të bindë drejtuesit dhe stafin, me palët që kanë rinovuar kontratën mes tyre. Alidema do të vazhdojë të udhëheqe sulmin e Pogradecit edhe në pjesën e dytë të këtij sezonit.
View this post on Instagram
Poll