Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Holanda “shkatërron” Suedinë, nordikët kërkojnë mrekullinë në ndeshjen e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Holanda “shkatërron” Suedinë, nordikët
Holanda

Ndeshja e dytë e Grupit F midis Holandës dhe Suedisë u mbyll me fitoren e "tulipanëve" . Sfida e luajtur në stadiumin “NGR Stadium” në Houston përfundoi në shifrat 5-1 .

Goli i parë i takimit u shënua në minutën 5-të nga qendër sulmuesi Brian Brobbey dhe në minutën e 17-të ishte përsëri Brobbey që dyshifroj shifrat. Pjesa e dytë nisi në mënyrë të përkryer me golin e shpejtë të Cody Gakpo i cili shënoj golin e tretë në minutën e 47-të. Tetë minuta më pas ishte përsëri Gakpo i cili shënoj golin e dytë personal dhe të katërtin për Holandën në minutën e 54-të. Ishte dhe rradha e Suedisë për të treguar se dhe ajo ishte aty me golin e Anthony Elanga në minutën e 59-të. Në fundin e takimit kishte kohë edhe për një gol të fundit nga honaldezët me Crysencio Summerville që i çoj shifrat në 5-1 me golin në minutën e 89-të.

Holanda merr kryesimin e Gupit F me goleadë, me suedezët që kërkojnë të bëjnë mrekullinë kundër Japonisë në ndeshjen e fundit.

GOLAT:

Goli i Brobbey (Holandë 1-0 Suedi)

Goli i Brobbey (Holandë 2-0 Suedi)

Goli i Cody Gakpo (Holandë 3-0 Suedi)

Goli i Cody Gakpo (Holandë 4-0 Suedi)

Goli i Anthony Elanga (Holandë 4-1 Suedi)

Goli i Crysensio Summerville (Holandë 5-1 Suedi)

 

Poll

Lexo gjithashtu