
Laçi tashmë është me trajner të ri. Klubi kurbinas ka gjetur zëvendësuesin e të larguarit, Francesco Moriero. Vendin e teknikut italian, do ta marrë portugezi Rui Amorim.
Ky i fundit vjen në Shqipëri, pas aventurave të gjata si trajner në Portugali, por edhe në Çeki. Në të shkuarën, 48-vjeçari ka drejtuar ekipe si Boavista, Mirandela, Branco, Santa Clara dhe Znojmo.
Njoftimi i Klubit të Laçit:
KF LAÇI ju prezanton me trajnerin e parë që do të udhëheqë ekipin bardhezi sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë me garën që do të fillojë prej datës 23 gusht 2025.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë arritjen e marrëveshjes me trajnerin portugez, Rui Amorim. 48-vjeçari me një karrierë të pasur i bashkohet ekipit tonë pas eksperiencave me skuadra si Mirandela, Benfica Castelo Branco, Salgueiros, Santa Clara, Vizela dhe së fundmi Sreenidi Decan FC.
KF LAÇI i uron mirëseardhjen trajnerit të ri dhe i uron suksese në këtë aventurë të re!
View this post on Instagram