
Klajvi Zeneli
Kukësi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri. Verilindorët përveç stërvitjeve për duelin me Apoloninë, vazhdojnë edhe përforcimet.
I radhës që prezantohet është Klajvi Zeneli. 19-vjeçarit shihet mjaft premtues për drejtuesit dhe stafin, të cilët do t’i besojnë një vend në formacion.
“Futboll Klub Kukësi njofton afrimin e mesfushorit të talentuar Klajvi Zeneli, i cili ka firmosur dhe i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri.
Mesfushori 19-vjeçar është një prej talenteve më premtues në kampionatin tonë.
Klubi i Kukësit i uron Zenelit mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të ri me skuadrën tonë!”, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram
Poll