Paulo Pjeshka kur ishte pjesë e Vllaznisë
Paulo Pjeshka është futbollisti më i ri i Kukësit. Mesfushori 23-vjeçar vendosi që të largohej nga Bylis, për të nisur një aventurë të re te rivalët e Kategorisë së Parë.
“Mirë se vjen Paulo Pjeshka! Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Paulo Pjeshka”, shkruan ndër të tjera klubi verilindor në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Pjeshka e ka nisur karrierën te AAS. Më vonë, mesfushori është aktivizuar për skuadra si Vllaznia, Flamurtari dhe Korabi. Tani nis rrugëtimin e ri me Kukësin.
View this post on Instagram
Poll
