Pas rënies nga “Abissnet Superiore”, Bylis ka nisur një epoke të re me trajnerin Arlind Rustemi. Ballshiotët e nisën mbarë fazën përgatitore, duke fituar me shifrat 4-1 përballë ekipit të Apolonisë.
Ndërsa së fundmi, është vetë tekniku Rustemi që ka folur në një intervistë. 40-vjeçari e pranon që ka një përgjegjësi të madhe, por ndër të tjera, shton se është privilegj i madh që drejton Bylisin.
“Është një përgjegjësi dhe një privilegj i madh. Vij me shumë motivim dhe besim për të ndërtuar një skuadër konkurruese, me identitet të qartë loje, disiplinë dhe mentalitet fitues. Ambicia jonë është të krijojmë një ekip që konkurron në çdo ndeshje dhe që përmirësohet vazhdimisht. Nuk duam të vendosim kufij, por të punojmë çdo ditë për të arritur objektivat që klubi ka përcaktuar. E dimë se kampionati do të jetë shumë i fortë dhe çdo ndeshje do të kërkojë përqendrim maksimal. Gara pritet të jetë e ekuilibruar, me skuadra të organizuara dhe cilësore.
Ne respektojmë çdo kundërshtar, por fokusi ynë do të jetë te puna jonë e përditshme, zhvillimi i ekipit dhe krijimi i një fryme fituese. Jam i bindur se, me përkushtim dhe bashkëpunim, mund të ndërtojmë një sezon të suksesshëm që do t’i bëjë krenarë klubin dhe tifozët. Është një sfidë që e marr me shumë përgjegjësi dhe entuziazëm. Ambicia jonë është të ndërtojmë një ekip konkurrues, me identitet të qartë dhe mentalitet fitues. Kampionati do të jetë shumë i fortë, por besoj se me punë, disiplinë dhe përkushtim mund të jemi protagonistë. Respektojmë çdo kundërshtar, por fokusi ynë mbetet te zhvillimi i ekipit dhe arritja e objektivave të klubit”, tha Rustemi.
View this post on Instagram
