Besëlidhja
Jasmir Raboshta nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Besëlidhjes. Klubi lezhjan dhe sulmuesi 36-vjeçar kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre, lajm që është bërë i ditur në rrjetet sociale.
“Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e Besëlidhjes dhe sukseset e arritura bashkë”, shkruan ndër të tjera klubi lezhjan. Tashmë e ardhmja e ish-sulmuesit të Vllazninsë e Elbasanit, dihet.
Siç raportoi disa orë më parë “Newsport.al”, Raboshta do të firmosë me Gramshin. Kështu, sulmuesi “bomber” do të vazhdojë karrierën e tij në Kategorinë e Dytë.
View this post on Instagram
Poll

