Bylisi
Klubi i Bylisit sapo ka njoftuar afrimin e parë në këtë dritare transferimi duke prezantuar sulmuesin nga Portugalia, Mauro Ribeiron.
23-vjeçari përbën një element të çmuar në repartin ofensiv për trajnerin e ri të skuadrës, Arlind Rustemit që u prezantua nga klubi mbrëmjen e djeshme. Përpos Ribeiros, tek Bylisi u konfirmuan dhe dy lojtarë të tjerë, mbrojtësin Dime Dimitrov si dhe mesfushori Gjorgji Stoilov.
Ballshiotët e kanë marrë seriozisht sezonin e ri në Kategorinë e Parë, duke ndërtuar “themelet” e një grupi të ri dhe konkurrues, me qëllim rikthimin në edicionin e ardhshëm në Superiore.
Poll
