Kategoria e Parë
Pogradeci dhe Besa kanë barazuar 1-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin e Pogradecit, në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2026-2027.
Skuadra liqenore kaloi në avantazh me golin e Preknicajt, ndërsa miqtë reaguan duke barazuar rezultatin falë realizimit të Netos. Takimi u zhvillua në një atmosferë sportive dhe u shërbeu të dy trajnerëve për të testuar gjendjen e futbollistëve, si dhe për të provuar skema të ndryshme taktike.
Përballja ishte një tjetër hap në fazën përgatitore për të dy ekipet, të cilat synojnë të paraqiten sa më të gatshme në nisje të sezonit të ri, duke shpresuar për një ngjitje në Kategorinë Superiore.
Poll
