Iliria e Fushë-Krujës vazhdon që të marrë formë, duke plotësuar edhe stafin e trajnerëve. Së fundmi, klubi i Kategorisë së Parë ka prezantuar Elidon Selacin, i cili do të mbajë rolin e trajnerit të portierëve.
“Klubi ynë ka kënaqësinë të mirëpresë sot në staf Elidon Selaci, i cili i bashkohet ekipit në staf si tranjer portierash. I urojmë mirëseardhje dhe suksese në këtë rrugëtim të ri, me besimin se profesionalizmi dhe përkushtimi i tij do të jenë një vlerë e shtuar për klubin tonë”, shkruan Iliria.
Kujtojmë se si portier, Selaci është aktivizuar edhe me Ilirinë, madje ka dalë nga kjo akademi. Më vonë, ish-portieri është aktivizuar me skuadra të njohura si Partizani, Besa, Tirana, Korabi, Burreli, Flamurtari dhe Erzeni.
View this post on Instagram
