
Iliria bën një transferim të bujshëm në këtë merkato. Ekipi nga Fushë – Kruja ka zyrtarizuar Ardit Peposhin.
Transferimi i anësorit të majtë shton cilësitë dhe konkurencën në ekip, duke ofruar edhe siguri. Klubi e ka prezantuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa i uron suksese në vazhdim.
“Zyrtare! KF Iliria prezanton! ????
Ardit Peposhi është përforcimi më i ri i skuadrës sonë!
Pozicioni: Anësor i majtë
Me një karrierë të pasur në superligen shqiptare dhe ate te kosoves, Arditi sjell eksperiencë, qetësi dhe siguri në krahun e majtë të fushës.
Një lojtar me karakter dhe profesionalizëm, që pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë.
Mirë se erdhe në familjen tone, Ardit!
#KFIliria #ForcaIliria #Transferim #ArditPeposhi“, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram