
Lushnja ka rinovuar kontratën me një nga liderët e skuadrës. Fadil Meta do të vazhdojë të jetë pjesë e lushnjarëve edhe në sezonin e ri.
Palët mes tyre kanë zgjatur bashkëpunmin edhe për 1 sezon tjetër, me klubin që e ka zyrtarizuar diçka të tillë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“KF Lushnja njofton me kënaqësi rinovimin e kontratës me mesfushorin Fadil Meta për sezonin 2025/26.
Ky është një hap i rëndësishëm në vazhdimësinë e projektit të klubit, duke konfirmuar besimin ndaj një lojtari që ka dhënë maksimumin në fushë dhe është identifikuar me vlerat e ekipit verdhejeshil. Meta do të vazhdojë të jetë pjesë e mesfushës së KF Lushnja-s, duke kontribuar me përkushtim, disiplinë dhe eksperiencë në objektivat e sezonit të ardhshëm.
Klubi i uron Fadil Metës suksese dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën verdhejeshile!”, ka shkruar klubi lushnjar. Siç dihet në të kaluarën Meta ka mbajtur veshur fnalelën e disa ekipeve, si Egnatia, Erzeni, Vora, Shkumbini dhe Liria.
View this post on Instagram