Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Ish i Tiranës dhe Partizanit, mesfushori firmos me ekipin që po bie nga kategoria

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ish i Tiranës dhe Partizanit, mesfushori firmos me ekipin që
Danilo Bajraktari kur ishte pjesë e Tiranës

Danilo Bajraktari është futbollisti më i ri i Luftëtarit. Mesfushori 21-vjeçar ka vendosur që të largohet nga Laçi, për të nisur një aventurë të re me ekipin gjirokastrit, po në Kategorinë e Parë.

Bajraktari ka një karrierë interesante, pasi ka luajtur me Tiranën U17 dhe U19, ndërsakohë që ka veshur edhe fanellën e Partizanit U21 dhe ekipit B. Ndërkohë që vitin e fundit ka luajtur me Laçin.

Kujtojmë se Luftëtari rrezikon seriozisht rënien në Kategorinë e Dytë. Ekipi gjirokastrit mban momentalisht vendin e parafundit me 11 pikë, 5 më pak se Lushnja që ndodhet në “play-out”.

NJOFTIMI:

Mesfushori shqiptar Danilo Bajraktari, i formuar në akademinë e Tiranës dhe së fundmi pjesë e ekipit të Laçit, është përforcimi më i ri i repartit të mesfushës. Me eksperiencë dhe cilësi teknike, ai vjen për të shtuar siguri, balancë dhe stabilitet në mesfushën BluZi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????? ???????????????????????????????????? ©️ (@asluftetari)

Poll

Lexo gjithashtu