
Rei Zaimi është futbollisti më i ri i ekipit të Lufëtarit. Pasi mbylli aventurën e tij me Pogradecin, qendërmbrojtësi 26-vjeçar ka vendosur që të bashkohet me ekipit gjirokastrit.
Zaimi ka kaluar te Luftëtari si transferim i lirë, pra me parametra zero, për shkak se kontrata e tij me Pogradecit kishte përfunduar. Ndërkohë që mbrojtësi ka firmosur me kampionët e Kategorisë së Dytë të sezonit të shkuar, kontratë 1-vjeçare.
26-vjeçari ka një karrierë interesante në Shqipëri. Rei Zaimi është aktivizuar me ekipe si Gramshi, Turbina, Apolonia, Elbasani dhe Pogradeci.
Njoftimi i klubit:
Rei Zaimi, përforcimi më i ri në mbrojtje për Luftëtarin! Klubi i futbollit AF Luftëtari ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit 26-vjeçar Rei Zaimi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bluzi për sezonin 2025–26.
Zaimi vjen me eksperiencë dhe qëndrueshmëri, i gatshëm të sjellë siguri dhe lidership në prapavijën e Luftëtarit. Me grintë në fushë dhe përkushtim maksimal, ai pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në linjën mbrojtëse. Mirësevjen në Gjirokastër, Rei!