
Saugli Alimuçaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Lushnjes. Gardiani i portës ka rinovuar kontratën me lushnjarët.
Palët do të bashkëpunojnë sërish mes tyre për sezonin e ri, me klubin që beson te aftësitë e futbollistit të tyre. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“ZYRTARE: KF LUSHNJA – SAUGLI ALIMUÇAJ
Klubi i Futbollit Lushnja ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me portierin Alimuçaj, i cili do të vazhdojë të mbrojë portën tonë edhe për sezonin 2025/26.
Me profesionalizmin dhe kontributin e tij të padiskutueshëm, Alimuçaj i ka thënë ???????? vazhdimësisë me verdhejeshilët dhe është gati për sfidat e reja që na presin!
Mirënjohje për besimin dhe përkushtimin! Suksese Alimuçaj!
#KFLLive #ForcaLushnja #perfanellenperqytetin #Rinovim2025/26 #Alimuçaj”, shkruan klubi lushnjar.
View this post on Instagram