
Marjus Korreshi do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Lushnjës. Tashmë është gjithçka zyrtare dhe mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur kontartën e re me lushnjarët.
“Djali i shtëpisë” ka dalë pikërisht nga akademia e Lushnjës, teksa është larguar dhe rikthyer disa herë. Rikthimin e fundit e pati pikërisht verën e shkuar, kur vendosi të largohej nga Oriku.
Tashmë, duket se Korreshi nuk e ka më në plan largimin. Është vetë klubi i Lushnjës, i cili ka njoftuar rinvoimin e kontratës me qendërmbrojtësit 26-vjeçar.
Kujtojmë se Korreshi ka një karrierë të gjatë, si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në vendin tonë, mbrojtësi ka luajtur për Lushnjën dhe Orikun. Ndërsa në Gjermani, 26-vjeçari ka veshur fanellën e Eintracht Burstadt dhe Mannheim.
View this post on Instagram