
Besa
Evan Aneni është lojtari më i ri i klubit të Besës. Ky është njoftimi i skuadrës kavajase në rrjetet e saj sociale. Mesfushori 24-vjeçar vjen pas eksperiencës pozitive te Vora.
Nigeriani shumë mirë mund të ishte integruar në ekipet e Superiores, pas përfundimit të kontratës me Vorën, por zgjodhi çuditërisht Kategorinë e Parë, specifikisht Besën. Një lëvizje që ka çuditur jo pak në futbollin shqiptar. Ja njoftimi i klubit të Besës:
“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin Evans Aneni, i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar. Aneni vjen pas aventurës me Voren në Kategorinë e Parë dhe pritet te jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë”.
View this post on Instagram
Poll