 
Kleandro Lleshi 
Largimet nga skuadra e Laçit nuk kanë fund. Pas rënies në Kategorinë e Parë janë të shumtë futbollistët që kanë ndarë rrugët me kurbinasit.
I fundit që mbyll aventurën e tij në Laç është Kleandro Lleshi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa u uron suksese në vazhdim dhe rikthim sa më të shpejtë në elitë.
“Urimet me te mira per @kflaci.al . Falenderoj presidentin, stafin, lojtaret dhe tifozerine e Lacit per bashkepunimin dhe mbeshtetjen. Kthim sa me shpejt ne elitën e futbollit!”, ka shkruar Lleshi.
25-vjeçari largohet nga bardhezinjtë vetëm pas 1 viti, teksa në sezonin që përfundoi luajti me kurbinasit në 32 ndeshje dhe dhuroi vetëm 1 asist.
 
Kleandro Lleshi
              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
 
                                 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       