
Besa
Skuadra e Besës ka njoftuar në rrjetet e saj sociale se ka arritur marrëveshjen me dy futbollistë të rëndësishëm që i janë bashkuar grupit, fjala është për Fabjan Beqaj dhe Patrik Treni. Beqaj është 32-vjeç dhe zotëron detyrën e mbrojtësit të djathtë.
Ai ka eksperincë të konsiedrueshme, pasi ka luajtur më herët për ekipe si Teuta dhe Flamurtari. Por kavajasit nuk janë ndalur me kaq ditën e sotme, ata kanë zyrtarizuar edhe sulmuesin e talentuar Patrik Treni.
Teuta, Bylis, Luzi dhe Korabi janë skuadrat në të cilët është rritur profesionalisht 22-vjeçari. Besa në prag të sezonit të ri e ka objektivin e qartë, ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.
Poll