Vokli Laroshi nuk do të jetë më pjesë e Gjilanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi njofton se palët e kanë ndërprerë me kompromis këtë bashkëpunim, teksa e falenderojnë portierin për kontributin e tij të dhënë në 24 ndeshje, 22 prej të cilave në kampionat.
“Klubi dëshiron ta falënderojë Voklin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e familjes së Gjilanit. Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë”, shkruhet më tej në komunikim.
Laroshi kaloi te Gjilani si futbollist i lirë pas përvojës me rivalët e KF Llapit, ndërsa më parë ka qenë pjesë e KF Turbinës në futbollin shqiptar. Po ashtu, 24-vjeçari është aktivizuar tek moshat U-21 të Partizanit ku është paraqitur në vetëm 2 ndeshje, ndërsa tek ekipi i parë nuk mori hapësira.
View this post on Instagram
