Iliria
Dritan Smajli është rikthyer në pankinën e Ilirisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Fushë-Krujës përmes një postimi në rrjetet sociale.
Pas një sezoni tejet impresionues në Kategorinë e Parë, ku Iliria e mbylli në vendin e katërt me 45 pikë në total, fushkrujasit kanë vendosur që vendin e lënë bosh nga i larguari Matias Tatangelo t'ia besojnë një emri që ka korrur sukses dy vite më parë me këtë skuadër.
Tashmë tek Iliria do të nisin menjëherë nga puna për përforcimin e grupit, për t'i paraprirë sezonit të ri 2026/27/.
POSTIMI:
"Mirësevjen në shtëpi, Dritan Smajli!
Klubi i Futbollit Iliria njofton rikthimin e Dritan Smajlit në krye të pankinës bardheblu.
SUKSESE NË KËTË KAPITULL TË RI , SMAJLI!"
Poll
