Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Largimi “rrufe” nga stoli i ekipit të Kategorisë së Parë, klubi REAGON për “firon” e trajnerit: Para ndeshjes së play-off ka pasur...

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi “rrufe” nga stoli i ekipit të Kategorisë së
Iliria

Vetëm pak minuta më parë, klubi i Ilirisë njoftoi që trajneri i ri i ekipit do të jetë Dritan Smajli. Ndërsa pas prezantimit të rikthimit të lezhjanit, klubi nga Fushë-Kruja ka bërë një tjetër reagim.

Por ky reagim lidhet me trajnerin që u largua, Matias Tatangelo. Iliria ka shpjeguar për tifozët arsyet e largimit të argjentinasit 40-vjeçar, ku theksohet se para ndeshjes se “play-off” ka pasur keqkuptime.

NJOFTIMI:

KF Iliria njofton se ka vendosur të mos vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin argjentinas. Ky vendim është marrë pas situatave të krijuara para ndeshjes së “play-off”, ku kanë pasur keqkuptime me grupin e lojtarëve dhe mungesë disipline, gjë që e bëri të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit. Klubi e falënderon për punën e deritanishme dhe i uron suksese në vazhdim.  

Largimi “rrufe” nga stoli i ekipit të Kategorisë së
Reagimi i KF Ilirisë

 

Poll

Lexo gjithashtu