Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Vrastar” në zonë, sulmuesi i Pogradecit po “tmerron” rivalët në minutat finale

Shkruar nga NEWSPORT
“Vrastar” në zonë, sulmuesi i Pogradecit po
Goli i Freeman Pius kundër Apolonisë

Skuadra e Pogradecit po bën mjaft mirë nën drejtimin e trajnerit Emiljano Çela në Kategorin e Parë. Në 5 ndeshjet e fundit, liqenorët grumbullojnë 13 pikë nga 15 të mundshme.

Por “zbulimi” në këtë pikë të sezonit është padyshim sulmuesi nigerian Freeman Pius. Trajneri Çela po “godet” me inkuadrimin e 23-vjeçarit si zëvendësues në minutat e fundit të ndeshjeve.

Rasti më i “freskët” ishte ndaj Apolonisë, ku Pius i dha fitoren të tijëve në limite. Në 5 prezencat pararendëse të protagonistit në fjalë, afrikani ka shënuar 4 gola, të gjithë rastet si zëvendësuses.

Nëse i referohemi statistikave totale të Freeman Pius gjatë këtij edicioni, ka 8 gola në 15 paraqitje, goleador i ekipit.

Poll

Lexo gjithashtu