
Vora është një nga ekipet që këtë sezon do të tentojë ngjitjen në Superiore. Ekipi që militon në Kategorinë e parë prej javësh ka nisur intensivisht përgatitjet për sezonin e ri.
Ekipi i drejtuar nga Arian Bellai po merr ngarkesën e duhur, teksa gjatë kësaj fazë përgatitore po zhvillon disa miqësore. Pas fitores me Dinamon në miqësore, Vora nuk ka ndërmend t’iu ndahet ekipeve të Superiores.
Ditën e shtunë do të duelojnë me Elbasanin. Takim ky që do të zhvillohet në orën 18:00 në “Elbasan Arena”. Kjo do t’i shërbejë akomë më shum Bellait për të parë gjendjen e lojtarëve dhe skuadrës.
“Skuadra jonë do të zhvillojë të shtunën ndeshjen e dytë miqësore.
Ekipi ynë do të përballet me skuadrën e @afelbasani ????????????????
Ndeshja do të luhet në Stadiumin Elbasan Arena, duke nisur nga ora 18:00”, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram