
Shpëtim Duro është trajneri i ri i Besës së Kavajës. Tekniku 65-vjeçar ishte pa ekip që prej largimit të tij nga drejtimi i Suharekës, ndërkohë që sot është prezantuar tek klubi i Kategorisë së Parë.
Kujtojmë se Besa ka investuar edhe në merkaton verore që lamë pas, ndërsa tani i vendos “qershinë mbi tortë” me Duron, duke qenë padyshim pretendent kryesor për tu ngjitur në Superiore. Pritet vetëm zyrtarizimi në rrjetet sociale për trajnerin e ri dhe lamtumirën e Emiliano Çelës.
Ekipi i fundit që 65-vjeçari ka drejtuar në Shqipëri, ka qenë Egnatia. Ndërkohë që Duro ka qenë edhe trajner i Laçit, Kukësit, Flamurtarit, Patizanit, Vllaznisë dhe Skënderbeut.
Vlen të përmendet se për Shpëtim Duron ky është një rikthim edhe tek Besa. Ai ka drejtuar kavajasit më herët, saktësisht nga korriku i vitit 2009, deri në shtator të 2010-ës.