Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Përleshje masive mes lojtarëve dhe grushta në Kategorinë e Parë, e pëson keq transferimi i ri

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përleshje masive mes lojtarëve dhe grushta në
Grushtat mes lojtarëve të Kastriotit dhe Kukësit në Kategorinë e Parë

Ndeshja e Kategorisë së Parë mes Kastriotit dhe Kukësit në stadiumin “Redi Malokou”, përveç 3 golave dhe tensioneve, ka prodhuar edhe dhunë fizike mes lojtarëve.

Kastrioti fitoi 2 – 1, duke marrë marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për objektivin e ngjitjes në Superiore. Në minutën e 24-të, ndërhyrja e ashpër nga lojtari i krutanëve ishte “meseleja” e grushtave.

Të dyja ekipet u përfshinë në këtë sherr fizik, ndërsa arbitri Dyrmishi ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin e Kukësit Tayo, teksa për nigerian ishte ndeshje parë te Kukësi, pas transferimit te verilindorët nga Skënderbeu.

Kurse Samuel, Wilson dhe Hasa “shpëtuan” vetëm me karton të verdhë. Pas kësaj jave në Kategorinë e Parë, Skënderbeu kryesonë me 48 pikë, i ndjekur nga Laçi me 45 dhe Pogradeci 40 të tilla. Kastrioti mban pozitën e 4-të me 30-të. Kukësi nga krahu tjetër, Kukësi mban vendin e fundit, 12 pikë.       

  

Poll

Lexo gjithashtu