Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Ardjan Takaj në lot, presidenti Laska i Laçit shkëmben batuta me Armand Dukën! Si u përjetua goli dramatik në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ardjan Takaj në lot, presidenti Laska i Laçit shkëmben
Presidenti i Laçit, Pashk Laska, Presidenti i FSHF-së Armand Duka & Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj

Sot u mbyll sezoni i Kategorisë së Parë me një finale dramatike në Korçë, ku Laçi triumfoi 0-1 ndaj Skënderbeut. Ky triumf i kurbinasve erdhi falë një goli në minutën 90+6' nga Arlind Kurti, duke siguruar titullin kampion në momentet e fundit.

Por si përjetua ky moment në tribunën VIP?! Presidenti i klubit të Laçit, Pashk Laska e përjetoi golin në “frymën e fundit” shumë i qetë, krah kreut të FSHF-së, Armand Duka, madje duke shkëmbyer edhe batuta me njëri-tjetrin.

Në krahun tjetër, homologu i Laskës, Ardjan Takaj e shoqëroi me një veprim 180 gradë ndryshe. Numri një i klubit korçar u kap nga kamera kryesore, i stresuar dhe gati në lot, duke vështruar se si ekipi i tij që mbajti aq gjatë kreun në kampionat, “fali” titullin në sekondat e fundit.

Siç dihet, Skënderbeu dhe Laçi janë dy skuadrat që ngjiten në Superiore për sezonin e ardhshëm futbollistik. Të dy ekipet ranë në Kategorinë e Parë sezonin e shkuar, por u mjaftoi një vit, për t’u rikthyer në elitë, me meritë të plotë.

Momente pas golit të Arlind Kurtit

Poll

Lexo gjithashtu