Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

U shty për shkak të kushteve atmosferike, ja kur do të zhvillohet dueli Korabi – Burreli

Shkruar nga NEWSPORT
U shty për shkak të kushteve atmosferike, ja kur do të zhvillohet
Burreli - Korabi

Sfida mes Korabit dhe Burrelit ishte programuar për t’u zhvilluar ditën e shtunë, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe kjo përballje u anulua. Shkak për këtë u bënë kushtet atmosferike, me mjegullën që kishte “pushtuar” stadiumin e ekipit nga Peshkopia, duke e bërë të pamundur zhvillimin e këtij takimi.

E në këto kushte u pa e arsyeshme që Korabi – Burreli të luhej në një moment tjetër. Kështu tashm është zbuluar se kur ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e 3 pikëshit.

Korabi dhe Burreli do të përplasin “brirët” mes tyre ditën e nesërme. Sfidë kjo e parashikuar të startojë në orën 13:30. Siç dihet aktualisht Korabi pas 16 javësh ka grumbulluar vetëm 20 pikë, ndërkohë po kaq pikë ka dhe Burreli dhe dueli mes tyre është direkt për t’iu larguar zonës së ftohtë të renditjes.

Poll

Lexo gjithashtu