Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

U rikthye në Kukës pas 9 vitesh, Eni Imami reagon në rrjetet sociale: I lumtur që jam kthyer aty ku filloi gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye në Kukës pas 9 vitesh, Eni Imami reagon në rrjetet
Eni Imami

Eni Imami është padiksutim afrimi më “big” dhe i rëndësishëm i Kukësit në këtë sezon. Verilindorët kanë rikthyer në ekip një nga futbollistët më të mirë, i cili ka qenë protagonist edhe në fitimin e titullit kampion.

Ky rikthim në Kukës për mbrojtësin erdhi pas 9 vitesh dhe këtë herë për të rikthyer verilindorët në Superiore. 32-vjeçari ka reagur në rrjetet sociale, ku shprehet mjaft i lumtur që është rikthyer aty ku filloi gjithçka.

“I lumtur që jam kthyer aty ku filloi gjithçka”, shkruhet në postim. Kujtojmë se Imami në aventurën e tij të parë te Kukësi ka arritur të fitojë me kuksianët titullin kampion në sezonin 2016-2017 dhe një sezon më parë pati fituar edhe Kupën e Shqipërisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eni Imami (@eniimami)

Poll

Lexo gjithashtu