
Ditmar Bicaj është shumë afër rikthimit në stol. Prej disa muajsh është i papunë, që prej largimit nga skuadra e Burrelit.
36-vjeçari është shumë afër marrëveshjes me Lushnjen, ekip i cili aktualisht është pa një timonier që prej largimit të Erion Xhafajt. Ish-futbollisti ka një aventurë të suksesshme me Burrelin në Kategorinë e Parë.
Vlen të theksohet se sezonin e kaluar në krye të matjanëve ia doli të siguronte edhe “Play-Off”-in. Gjithashtu me kalimin e mundshëm te Lushnja, padiksutim që synimi kryesorë është të kthejë skuadrën te rezultatt pozitive dhe lushnjarët të tentojnë një vend në “Play-Off” për të shpresuar deri në fund në ngjitjen në Superiore.
Ndërkohë Bicaj u përëfo muaj më parë për të marrë drejtimin e Tiranës pas largimit të Bledi Shkëmbit. 36-vjeçari ishte një prej kandidatëve potencial për bardheblutë, por diçka e tillë nuk u bë e mundur.